Rreth Nesh

Kompania “JORDIL SH.A”

Kompania “JORDIL SH.A” ka një eksperiencë  18 vjecare në treg,  është shoqëri aksionere  me kapital të përbashkët  shqiptaro-grek, 65% shqiptar dhe 35% grek. Aktivitetin  e ka filluar që në vitin 1994 me impotin e fruta-perimeve  nga  Greqia,  dhe tregtimin e tyre në tregun Shqiptar.

Në vitin 1998 aktiviteti u diversifikua edhe në tregtimin e teknologjisë bujqësore dhe asaj të ndërtimin. Teknologia dhe materialet e tregtuara nga kjo shoqëri janë të gjitha të prodhuara në vendet e BE kryesisht në Greqi, me certifikata cilësie dhe standarti ISO.

“Jordil” sh.a është furnitori kryesor i kompanive të ndërtimit dhe enteve publike në rajonin e Fierit, Beratit, Lushnjes, Vlorës, Sarandës etj, me materiale për ujësjellësa ( tubo, recorderi, pompa etj).

“Jordil” sha ka nje eksperience bashkpunimi te suksesshem me kompani ndertuese ne ndertimin e veprave civile si ujesjellesa, rruge, ndertime fasadash alumini, rikonstruksione shkollash etj. Furnitoret e kompanise “Jordil” sh.a jane prodhues te njohur te teknologjive ne Greqi.

Kompania Jordil Sh.A. tregton gjithashtu plehra kimike, plasmas, teknologji  bujqësore. Ofron shërbime të ndryshme në sektorin e agrikulturës si asistencë profesionale nga agronomet e kompanisë, kryerjen e analizave laboratorike për ujin dhe tokën bujqësore, planifikim, dizenjim dhe montim të impainteve të vaditjes me pika me programator.

Teknologjia dhe materialet e tregtuara janë të prodhuara në vendet e BE kryesisht në Greqi.Nje sektor tjetër I rendësishëm I kompanisë sonë është shërbimi 3D (dezinsektim, dezinfektim, deratizim) për një jetesë dhe mjedis më të pastër.